SHOWBIZ

Publikohet një pjesë e këngës së përbashkët të Stresit dhe Noizyt

Dy reperët të njohur shqiptarë, Noizy dhe Stresi janë bërë bashkë për një projekt të ri.

Dyshja që kanë krijuar miqësi pas vitesh pa asnjë kontakt me njëri-tjetrin, po vijnë me një këngë të re, të cilën e paralajmëruan përmes një postimi në Instagram.

Ishte Rigels Rajku (emri i plotë) ai që ndau një video të shkurtër nga studio muzikore të shkëputur nga kënga e re.

“Kur vim na?”, ka shkruar Noizy në mbishkrim duke etiketuar Stresin në postim.

Të dy rap-artistët nuk kanë zbuluar më shumë detaje, megjithatë projekti po pritet me padurim nga fansat e tyre.

Ndërkohë, kujtojmë që Noizy aktualisht po shijon suksesin e albumit të ri “Alpha”, që e solli më 7 prill, në të cilin u përfshin shumë duet me artistë shqiptarë.

Ndërsa, ky projekt do të jetë i pari për Stresin pas shpalljes së tij fitues në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Banner

Related posts

Filmi i dashur për ju rikthehet! Star Wars shpall tre filma të rinj

admin

Nicki Minaj me album të ri në tetor

admin

Leonora Jakupi vjen me fotosesion me veshje kombëtare për Epopenë e UÇK

Gjyla Halili

Leave a Comment