AKTUALE

Kë do ta përkrahë ZNAM në raundin e dytë, flet Maksim Dimitrievski

pyetur nëse do t’i bëjë thirrje qytetarëve që të votojnë për kandidatin presidencial të VMRO-DPMNE-së apo LSDM-së, kryetari i partisë ZNAM dhe kandidat për president, Maksim Dimitrievski thotë se është e drejtë kushtetuese e çdo votuesi që të zgjedhë për kë do të votojë.

“ E kam thënë edhe gjatë fushatës si kandidat presidencial, se as kandidatët dhe as partitë nuk i kanë në votuesit në xhepat e tyre. Është e drejtë ligjore dhe kushtetuese e çdo votuesi që në mënyrë legjitime të vendosë në një zgjedhje të fshehtë demokratike se kë të votojë. Në lidhje me votimin, tashmë kam thënë se çdo votues në Maqedoni mund të votojë sipas meje, sipas bindjes së tij, siç është shkruar në Kushtetutë dhe në ligj”, tha Dimitrievski.

I pyetur se cilin nga dy kandidatët e preferon personalisht, kryetari i ZNAM thotë se qëndrimin e tij e ka deklaruar publikisht në korrik të vitit 2022 kur u ka kërkuar falje qytetarëve për mbështetjen që i kishte dhënë Stevo Pendarovskit kur u zgjodh president në mandatin e parë.(INA)

Banner

Related posts

Ismet Ramadani emërohet drejtor i Teatrit Shqiptar në Shkup

Gjyla Halili

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për Ditën e Ujit të Bekuar

Gjyla Halili

Vlasov Sulaj sjell “EPOS” në ABF-Toronto 2026 — një rrëfim vizual mes dokumentarit dhe abstraktes

Gjyla Halili