SPORT

Kane shkruan historinë me golin në derbin ndaj Manchester Cityt

Harry Kane ka shkruar historinë te Tottenham Hotspur në derbin që po zhvillohet në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Spurs janë nikoqir të kampionit në fuqi të Ligës Premier, në stadiumin “Tottenham Hotspur Stadium”.

Kaluan vetëm 15 minuta lojë nga nisja e derbit, kur Harry Kane shënoi për 1-0 nga një asistim i Pierre-Emile Hojbjerg.

Por, ky gol nuk ishte një i thjeshtë, ishte një historik për sulmuesin anglez, që i u golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Spurs.

Ai e ka thyer rekordin e Jimmy Greaves, që realizoi 266 gola, duke luajtur nga viti 1961 deri në 1970.

Kane tani ka 267 gola për Tottenhamin në të gjitha garat, duke u bërë golashënuesi rekord për klubin, ndërsa ka shënuar 200 gola në elitën e futbollit anglez.

Banner

Related posts

Pirati kosovar me ekuipazhin e tij synon fitoren ndaj “Mbretërve”

Gjyla Halili

Reagon FBK: Faleminderit për Final 8!

admin

Genc Nuza e drejton ndeshjen Luzern – Djugarden

admin

Leave a Comment