BOTA

Iu afrua një vajze të vogël për ta puthur por e tremb, bëhet virale video e presidentit Biden

Një video e presidentit të SHBA-ve Biden, tregon momentin kur puth një vajzë të vogël në kurriz dhe bën disa lëvizje sikur e nuhat.

Kjo ngjarje ndodhi pak para nisjes së presidentit amerikan nga Helsinki i Finlandës, ndalesa e tij e radhës pas pjesëmarrjes në samitin e NATO-s në Vilnius, Lituani.

Siç shihet edhe në video, vogëlushja duket se është frikësuar nga lëvizja e 80-vjeçarit Joe Biden, i cili është kritikuar shumë në të kaluarën për qëndrimin e tij ndaj vajzave të mitura.

Për fat të mirë, momenti i sikletshëm për vogëlushin zgjati disa sekonda pasi presidenti i SHBA-së më pas iu drejtua punonjësve të tjerë të ambasadës amerikane në Finlandë, të cilët donin ta përshëndesnin.


Top Channel

Banner

Related posts

Trupat izraelite vrasin tre palestinezë të armatosur në Bregun Perëndimor

admin

Agron Dedivanaj: “Dashuria për atdheun është topi që rrënon kështjellat më të forta”, urime Pavarsinë Kosovë

Gjyla Halili

Përfundon me sukses fluturimi i parë komercial në hapësirë! Çmimi “i kripur” për ata që duan të shijojnë eksperiencën

admin

Leave a Comment