BOTA

8-vjeçari rrihet për vdekje nga instruktori një ditë pasi u regjistrua në shkollën e arteve marciale

Një djalë tetëvjeçar nga Kina dyshohet se është rrahur për vdekje nga instruktori i tij i arteve marciale një ditë pasi u regjistrua.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, iu bashkua Klubit Sportiv të Arteve Marciale Chongde Juying në Qingdao, Shandong, më 17 qershor.

Por më 18 qershor, prindërve të tij, të cilët kishin paguar rreth 837 £ për një vit për të mësuar arte marciale për vetëmbrojtje, iu dërgua një video e tij gjatë stërvitjes në të cilën ai dukej i zbehtë.

Nëna e tij vuri re se ai ishte i mbuluar me mavijosje, të cilat ishin më të përqendruara tek këmbët e tij.

Djali u dërgua në një spitalin në Chenyang, ku u deklarua i vdekur pas mbërritjes. Të dhënat mjekësore tregojnë se zemra e tij kishte pushuar së rrahuri 20 minuta para se të arrinte në spital.

Tre persona të lidhur me klubin janë arrestuar, duke përfshirë personat përgjegjës dhe një trajner, sipas degës Chenyang të Byrosë së Sigurisë Publike të Qingdaos.


Top Channel

Banner

Related posts

Armenia dhe Azerbajxhani mbajnë bisedime paqeje! Kritikohen rebelët e Karabakut

admin

SOFRA SHQIPTARE NË SHTËPINË E NDUE FTONIT NË DETROIT

admin

​Oksigjeni drejt fundit, kërkimi për nëndetësen e zhdukur në fazë vendimtare

admin

Leave a Comment