AKTUALE

IPIS: Pas zonës 5, BDI-ja fiton zgjedhjet edhe në zonën 2 dhe zonën 6

Instituti për Kërkime Politike Shkup (IPIS), sonte në Televizionin Shtetërorë ka publikuar rezultatet e sondazhit të fundit për zonën zgjedhore 2 dhe zonën zgjedhorë 6-të, raporton indeks.mk

Sipas sondazhit, në zonën zgjedhore 2, Bashkimi Demokratik për Integrim do të merrte 6.9% të votave dhe pas tij do të vinin të gjitha partitë tjera shqiptare po edhe koalicioni opozitar VLEN, që sipas sondazhit në zonën zgjedhore dy, do të merrte 4,8% të votave. Pas VLEN si forcë e tretë politike në bllokun politik shqiptar do të ishte ASH-ja me 2%.

Kurse në zonën zgjedhore 6-të sipas Institutit për Kërkime Politike (IPIS), Bashkimi Demokratik për Integrim është forca e parë politike, para VLEN, VMRO-së dhe LSDM-së.

Sipas sondazhit, BDI-ja në zonën zgjedhore 6-të do të merrte 17,5%,kurse pas saj janë VLEN me 15.4%, VMRO-ja me 8.5%, Aleanca për Shqiptarët me 7.2%, LSDM-ja me 4%, pas të cilave renditen edhe LEVICA po edhe partia e Maksim Dimitrievskit./indeks.mk/

Banner

Related posts

Kuvendi do të mbajë dy seanca plenare

Gjyla Halili

Lladrovci fton qytetarët të respektojnë udhëzimet për ndalim qarkullimi në disa rrugë

Gjyla Halili

Lladrovci për heroin Luan Haradinaj: Të gjallët që ishim me të, na mbetet të dëshmojmë se UÇK-ja kishte Luan!

Gjyla Halili