AKTUALE

BDI: Ministria e Kulturës vetëm 2 projekte për shqiptarët nga 74 të mbështetura

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një press konference ka paraqitur skandalin e radhës por këtë herë në ministrinë e kulturës ku nga 74 projektet e mbështetura vetëm 2 projekte janë shqiptare.

🟥 PADREJTËSI NË KULTURË – VETËM 2 PROJEKTE SHQIPTARE NGA 74 TË PËRKRAHURA! Ministria për Kulturë dhe Turizëm ka publikuar rezultatet e konkursit për financimin e projekteve me interes nacional në industrinë kreative për vitin 2025. 📉 Nga 74 projekte të përzgjedhura – vetëm 2 janë shqiptare! 📉 Nga mbi 27 aplikime shqiptare – vetëm 2.7% kanë marrë mbështetje. 📉 Nga 13.375.000 denarë të ndarë – vetëm 434.000 denarë (3.2%) kanë shkuar për projekte shqiptare. ❗️ Kush vendos për këto përjashtime sistematike? Kush i përzgjedh projektet? Çfarë bëjnë përfaqësuesit shqiptarë në Ministrinë e Kulturës? A ka dikush që i mbron interesat tona, apo kemi vetëm kukulla që heshtin përballë këtij diskriminimi institucional? Kjo nuk është ndarje fondesh – kjo është një politikë për të heshtur zërin e kulturës shqiptare! BDI nuk do të heshtë. Ne kërkojmë transparencë, barazi dhe përgjegjësi. Ftojmë gjithë komunitetin artistik të ngrejë zërin kundër kësaj padrejtësie.

Banner

Related posts

Ahmeti uron Vjosa Osmanin për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Gjyla Halili

Takimi i suksesshëm me Organizatën Japoneze të Tregtisë së Jashtme (JETRO)

Gjyla Halili

Ahmeti: Unë dhe VLEN kemi marrëveshje që nuk bëhemi pjesë e asnjë qeverie joeuropiane!

Gjyla Halili