AKTUALE

Kush e bën vetingun në BDI? Tregon Kreshnik Bekteshi

Në Daily Click në TV21, Kreshnik Bekteshi u pyet edhe për vetingun në BDI, se nga kush do të bëhet. Bekteshi tha se, Kryesia Qendrore dhe kryesia e ngushtë do të merren me këtë proces, por a do të thotë kjo se kryesia po i bën veting vetvetes? Bekteshi nuk i bëjnë veting, por vetëm i raportojnë Këshillit të Përgjithshëm.

“Anëtarët e Kryesisë Qendrore, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, kryesia e ngushtë, me siguri dihen edhe njerëzit. BDI ka kryesi të cilën pothuajse çdo qytetar në vendin tone, i njeh. Kryesia, në bazë të statutit të BDI-së, i raporton Këshillit të përgjithshëm. Nuk i bëjnë vetes veting, por i raportojnë Këshillit dhe aty janë të gjithë ata që e kanë marrë besimin prej Kongresit të fundit të BDI-së. Në momentin që do të vijë koha të organizohet Kongres në nivel nacional, atëherë të gjithë anëtarët e Kongresit burojnë nga baza e BDI-së, duke filluar nga Këshillat vendor, degët, çdo here duke e respektuar statutin e partisë. BDI është organizata më mire e strukturuar në nivel nacional, në bllokun politik shqiptar”, tha Bekteshi.

Banner

Related posts

VLEN ka në program edhe Bankë Shqiptare, çfarë situate na pret?

Gjyla Halili

Lajm i madh: Mediat maqedonase thonë që Ali Ahmeti mund të garojë për President

Gjyla Halili

GLPS: Efikasiteti i procedurave të rekrutimit për pozitat e lira në nivelet e larta drejtuese 2021/22 ka qenë mjaft i ulët

admin