AKTUALE

Adem Avziu zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së – Dega Tetovë: Do të shërbej me përkushtim dhe dinjitet

Banner

Në një atmosferë uniteti dhe përgjegjësie politike, Adem Avziu është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, Dega Tetovë.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë nga kuvendarët dhe strukturat e partisë, duke falënderuar veçanërisht Kryetarin z. Ali Ahmeti dhe Kryetarin e Degës z. Bajram Rexhepi për mbështetjen dhe vlerësimin.

“Ky besim për mua është nder i madh, por edhe përgjegjësi për të shërbyer me përkushtim, ndershmëri dhe dinjitet. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mirën e qytetarëve dhe për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Avziu.

Zgjedhja e tij vjen si pjesë e angazhimeve për forcimin e strukturave organizative dhe avancimin e bashkëpunimit brenda degës së Tetovës.

Ja postimi plotë:

Të nderuar kuvendarë, të respektuar bashkëpunëtorë,

Me mirënjohje pranoj zgjedhjen time si Sekretar i Përgjithshëm i BDI – së, Dega Tetovë. Ky besim për mua është nder i madh, por edhe përgjegjësi e rëndë për të shërbyer me përkushtim, ndershmëri dhe dinjitet.

Dua të falënderoj sinqerisht Kryetarin z. Ali Ahmeti, Kryetarin e Degës z. Bajram Rexhepi, si dhe të gjithë kuvendarët për mbështetjen, besimin dhe vlerësimin që më dhatë.

Ky është një moment shprese dhe bashkimi, një hap përpara drejt punës së përbashkët për të mirën e qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë.

Me respekt dhe mirënjohje të veçantë,
Adem Avziu

Related posts

PDSH me dy deputetë, nuk e nxorri vetëm Menduh Thaçin

Gjyla Halili

Ndahet nga jeta ikona e teatrit dhe filmit shqiptar, Margarita Xhepa

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj nga sheshi Gjergj Kastrioti Skënderbeu: “Kjo tokë është e jona, ky flamur është i yni, ky komb nuk përkulet kurrë”

Gjyla Halili