Lajme

Hoxha: Procedura tenderuese përfundoi, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit të pastrimit në Tetovë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se kanë përfunduar procedurat tenderuese dhe është përzgjedhur kompania që do të ndërtojë stacionin e pastrimit të ujërave të zeza në Tetovë.

\”Janë në vijim përgatitjet për fillimin e realizimit dhe në muajt e ardhshëm do të nisin aktivitetet ndërtimore në terren. Projekti kap vlerën e rreth 30 milionë eurove dhe duhet të përfundojë brenda një afati prej dy vitesh\”, deklaroi Hoxha.

Ministri theksoi se me ndërtimin e stacionit të pastrimit në Tetovë, së bashku me projektet në Shkup, Veles dhe Shtip, rreth 75 për qind e territorit të shtetit do të mbylohet me sistem për pastrimin e ujërave të zeza, gjë që paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe cilësisë së ujërave.

Banner

Related posts

Me angazhimin e Samet Bislimit dhe NPK “Tetova”, rregullohet oborri i çerdhes “Rinia

Admin2

VLEN: Shasivari, Ferati e Sulejmani do drejtojnë me tre ministritë e reja

Admin2

Mimoza Musa: Në kohë rekorde mblodhëm 1300 nënshkrime, VLEN u bë një!

Admin2