AKTUALE

HATME E NXËNËSVE NË FSH. BOGOVINË

Sot, me datë 29.12.2024, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, së bashku me Muftiun e Tetovës Dr. Selver ef. Xhemaili dhe hoxhollarë tjerë, mori pjesë në hatmen e nxënësve të mektebit të xhamisë së re të fsh. Bogovinë.

Kjo është një arritje e madhe dhe një dhuratë e çmuar nga Allahu, sepse ata që kanë mësuar Kur’anin janë vërtet të bekuar. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: *“Më i miri prej jush është ai që mëson Kur’anin dhe e mëson atë.”* (Buhari)

Ky është një hap i rëndësishëm në rrugën e tyre shpirtërore dhe një udhërrëfyes që do t’i shoqërojë në jetën e tyre. Lutemi që Allahu t’i udhëheqë gjithmonë, t’i mbrojë dhe t’u japë sukses në çdo hap të jetës.

Urime dhe falenderime për prindërit, mësuesit dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje të mrekullueshme!

O Allah, bëji këta fëmijë të udhëhequr dhe të devotshëm në jetën e tyre!

Amin.

Banner

Related posts

Osmani- Shalenberg: Zgjerimi i BE-së është leva më e rëndësishme gjeostrategjike e BE-së

admin

Mumin Demiri emërohet shef i shtabit politik në Kv. Shaip Kamberi në Tetovë

Gjyla Halili

Hazbi Lika me veteranë e familjarë të dëshmorëve kanë shënuar Ditën e Dëshmorëve

admin