Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të shokut dhe bashkëluftëtarit të tij, Isa Lika – Komandant Iliri, Fatmir Dehari ka kujtuar me respekt dhe emocione figurën e tij, duke vlerësuar guximin, besën dhe sakrificën që e karakterizuan.
Në mesazhin e tij përkujtimor, Dehari e përshkruan Komandant Ilirin si një nga ata njerëz të rrallë që lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e njerëzve dhe në histori.
“Komandant Iliri ishte nga ata njerëz që rrallë i sjell jeta. Njerëz me zemër të madhe, me besë e me guxim, të cilët nuk i zëvendëson koha dhe nuk i harron historia”, shprehet Dehari.
Duke rikujtuar sakrificën e bashkëluftëtarit të tij, ai përcjell edhe një mesazh të ndjerë për lidhjen me vendin dhe kujtimin e atyre që dhanë jetën për të.
“I mungon çdo pëllëmbë e tokës që e lave me gjak, shoku im!”, thuhet në mesazhin e tij.
Në përfundim, Fatmir Dehari nderon kujtimin e Isa Likës – Komandant Ilirit, duke theksuar se vepra dhe sakrifica e tij do të mbeten të paharruara.
“I pavdekshëm dhe i paharruar qoftë kujtimi për ty, Komandant Iliri! Lavdi jetës dhe veprës sate!”, përfundon mesazhi përkujtimor i Fatmir Deharit.
Ja postimi plotë:
Sot, në 20-vjetorin e ndarjes nga ne të shokut dhe bashkëluftëtarit Isa Lika , Komandant Iliri.
Komandant Iliri ishte nga ata njerëz që rrallë i sjell jeta. Njerëz me zemër të madhe, me besë e me guxim, të cilët nuk i zëvendëson koha dhe nuk i harron historia.
I mungon çdo pëllëmbë e tokës që e lave me gjak, shoku im!
I pavdekshëm dhe i paharruar qoftë kujtimi për ty, Komandant Iliri!
Lavdi jetës dhe veprës sate!
