AKTUALE

Bajram Rexhepi nga Tetova: BDI mbetet simbol i sakrificës dhe zëri i shqiptarëve, po hyjmë në një fazë të re mobilizimi të fuqishëm

Kryetari i degës së Bashkimi Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se Kuvendi i VI Zgjedhor i degës është realizuar me sukses, në një atmosferë uniteti, përgjegjësie dhe besimi të fuqishëm në të ardhmen.

Sipas Rexhepit, ky kuvend nuk ishte vetëm një proces zgjedhor, por një moment i rëndësishëm riorganizimi dhe mobilizimi politik për degën e Tetovës.

Ai bëri të ditur se me zgjedhjen e organeve të reja drejtuese, sekretariateve të degës, kryetarëve të nëndegëve, kryesisë, këshillit mbikëqyrës dhe komitetit të veteranëve, BDI në Tetovë hyn në një fazë të re organizimi dhe përgjegjësie ndaj qytetarëve.

BDI mbetet më shumë se një parti politike. Ajo është vlerë, histori, sakrificë, vizion dhe përgjegjësi për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, ka theksuar Rexhepi në reagimin e tij.

Ai gjithashtu ka falënderuar delegatët, aktivistët, simpatizantët dhe strukturat e nëndegëve për kontributin në realizimin e suksesshëm të kuvendit, duke uruar të gjithë të zgjedhurit në organet e reja të degës.

Kuvendi i VI Zgjedhor i BDI-së në Tetovë u zhvillua nën moton: “Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen.”

Banner

Related posts

REISUL ULEMA MORI PJESË NË IFTARIN E SHTRUAR NGA KRYEMINISTRI Z. TALAT XHAFERI

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Sellca foli qartë. Bashkimi fiton, populli vendos!

Gjyla Halili

Memet Neziri do të jetë bartës liste i AKI-t në Zhelinë, Emir Sulejmani: Zëri i popullit do të përfaqësohet nga njerëz të ndershëm

Gjyla Halili