AKTUALE

Halimi: Urrejtja e pushtetit ndaj gazetarëve, e ka kontaminuar diskursin publik

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se një urrejtje e frikshme ndaj gazetarëve e partisë në pushtet, e ka kontaminuar diskursin publik duke nxitur reagime destruktive të turmave ndaj medias.

Halimi tha se partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, e urren jo vetëm mendimin ndryshe dhe kritikën, por vet të menduarit.

“Sepse ai konsideron se pa gazetarët ose me disiplinimin ose rreshtimin e tyre mund ta realizojë ideologjinë e tij të majtë, që në thelb anon kah shkatërrimi ekonomik i vendit në emër të luftës kundër oligarkëve”.

“Të ushtrojë pushtetin popullist dhe etatist pa e kuptuar publiku. Të sundoj me turmat, pa llogaridhënie, prandaj sulmon me kaq zell gazetarët e që në thelb është armiqësi, urrejtje e polarizim”, tha Halimi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se një shumicë ideologjike me mendësi të tillë, po e synon nënshtrimin e qytetarisë.

Banner

Related posts

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër

Gjyla Halili

Doktori Xhunejd Ademi me zemër të thyer tregon për përjetimet në Koçani

Gjyla Halili

Nga terri i harresës në majat e suksesit – Deçiqi, simbol i ringjalljes!

Gjyla Halili

Leave a Comment