AKTUALE

Bujar Osmani: Ali Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave, por për fatin e shqiptarëve

Sonte në tubimin e mbajtur të BDI në Çair ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari Ali Ahmeti, ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se Ali Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave por për fatin e shqiptarëve sot e nesër.

“Ali Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave por për fatin e shqiptarëve sot e nesër. Jemi të mobilizuar një për një, jemi entuziast për partinë tonë. E shtuna e Ohrit ishte ditë krenarie, e pash se sa krenar jam që jam krah Ali Ahmetit, për faktin që u zgjodh Ohri pë rata dialog e marëveshje ku do të pranohej shtetësia e Kosovës, marrëveshje e ndërmjetësuar nga Washingtoni e Brukseli. Jemi shtet kryesues me OSBE, jemi në NATO, jemi shtet i marrëveshjeve të mëdha, e do të jemi dhe në BE. Vetë prezenca e Ali Ahmetit i dha peshë ditës së shtunë, kur i tha delegacionit Kosovar se ne jemi krah jush në çdo vendim përparimtarë për vendin”.

Banner

Related posts

Nik Gjeloshaj voton në orën 10:30 në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz

admin

Pesë vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, u përmbush një nga synimet strategjike të shtetit

Gjyla Halili

Nikollë Camaj dënon ndërprerjen e filmit shqip në “Xhada Film Fest”: “Një akt që ofendon bashkëjetesën dhe dinjitetin qytetar”

Gjyla Halili

Leave a Comment