AKTUALE

Bekim Sali në vend të Izet Mexhitit/Mickoski: Askush nuk ka bërë marëveshje të tillë me Vmro-në

Edhe pse në opinion emri i Bekim Sali përmendet si zëvendësues i Izet Mexhitit, të njëjtën ende nuk e konfirmon kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickosk, i cili në prononcimin e fundit përsëriti se për personalitetin e Salit gëzon shumë respekt dhe ka mendim pozitiv megjithatë sqaroi se çështja e emërimit të pasardhësit të Mexhitit ende nuk është hapur për diskutim.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Sa i përket lëvizjeve strukturore në Qeveri, ende nuk kemi biseduar dhe diskutuar, jam i hapur për diskutim, por se dikush, është dakorduar me VMRO-në si parti më e madhe në Maqedoni, Qeveri dhe Kuvend, mund të them se jo, marrëveshje nuk ka. E thash, deri më tani nuk është diskutuar, nuk them që nuk do të diskutohet, mund edhe ta diskutojmë por duhet mbajtur llogari se VMRO-DPMNE-ja si parti politike është me e madhja në Maqedoni dhe se mandatar jam unë dhe logjikisht, fjalën e fundit do e them unë”.

Kryeministri foli edhe për emërimin e personave të “besueshëm” të Qeverisë në Gostivar, Vrapçishtë dhe komunat tjera në të cilat nuk u arrit cenzusi dhe zgjedhjet u shpallën të pavlefshme. Ai tha se brenda dy javëve me partnerët e koalicionit do t’i diskutojnë edhe emrat që do ti vendosin në këto pozita.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Pasi të përmbyllet procesi zgjedhor, KSHZ-ja e njofton Qeverinë, pres që kjo të ndodhë brenda javës së ardhëshme, pastaj Qeveria ka afat prej 15 ditësh të veprojë dhe të njoftojë KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi brenda 60 ditësh të organizojë zgjedhje në ato komuna që nuk u arrit cenzsi. Në zgjedhjet e reja, nuk ka më cenzus për dalje. Pres që javën tjetër, të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat që do të jenë të besueshmit e Qeverisë në këto komuna”.

Kujtojmë se, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale në komunat Gostivar, Qendër Zhupë, Mavrovë-Rostushë dhe Vrapçisht nuk u arrit censusi i daljes së votuesve me çka zgjedhjet u shpallën të pavlefshme. Në këtë mënyrë, në këtë komuna do të ketë përsëritje të zgjedhjeve./SHENJA/

Banner

Related posts

Lladrovci fton qytetarët të regjistrohen: Komuna e Drenasit dhe Kosova ka më shumë vlerë me Juve

Gjyla Halili

AZEM SYLA VENDOS PLLAKË PËRKUJTIMORE NË NDER TË ISAM DHE HUMA AHMETIT NË ZAJAZ, KU KA QËNDRUAR ILEGALISHT

Gjyla Halili

Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze në maj

Gjyla Halili