AKTUALE

Shpërthen zjarr në një shtyllë elektrike në Tetovë

SPB Tetovë njofton se në një fshat të Tetovës ka shpërthyer zjarr në një shtyllë elektrike.

“Më datë 05.05.2024 në ora 23:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në një shtyllë të EVN-së në afërsi të objektit hotelierik në rrugën lokale në Siniçan të Tetovës në drejtim të fshatit Sedllarcë e Epërme, ka shpërthyer zjarri dhe janë djegur kabllot e rrjetit elektrik.

Me ndërhyrjen e Njësitit Territorial Zjarrfikës të Tetovës, zjarri është shuar, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Ekip nga SPB-Tetovë ka inspektuar vendin e ngjarjes”, njoftojnë.

Banner

Related posts

Hoti: Kosova asnjëherë më shumë nuk është kritikuar në Komitetin për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Ilir Hasani në Washington D.C.: Takim bilateral me kongresisten Debbie Dingell në kuadër të Forumit Transatlantik të NATO-s

Gjyla Halili