AKTUALE

Grupi qytetar “Lista për ndryshime” tërhiqet nga pjesëmarrja në zgjedhje dhe jep përkrahje Forumit Shqiptar

Grupi qytetar “Lista për ndryshime” është tërhjekur nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit dhe ka ftuar  mbështetësit e vet të përkrahin Forumin Shqiptar.

Ky grupacion është i përbërë kryesisht nga ish-anëtarë të UDSh-së, të cilët u shkëputën nga partia pasi që UDSh-ja iu bashkua DPS-së në koalicion.

Lexoni postimin e plotë:

Ne si grup qytetar para pak kohe vendos të përgatisim listën për të dalë në zgjedhjet lokale  në Tuz më 5 mars 2023.

Pas sygjerimeve të disa përfaqësuesve të diaspores dhe takimeve dhe bisedimeve me krerët e Forumit vendosem të terheqim listën, gjegjësisht mos të dalim me listë të veçantë në zgjedhjet e 5 marsit,

me qellim të ruajtjes së unitetit të subjekteve shqiptare.

Prandaj i ftojmë të gjithë përkrahësit e tonë ti japin mbështetje të parezervë listës së Forumit Shqiptar.

Kryetari i grupit dhe bartësi i listës Musa Gjoka

Banner

Related posts

Forumi i Gruas i VLEN në Shkup organizoi Konferencë Rajonale, e pranishme Albulena Haxhiu ministre e Drejtësisë së Kosovës dhe kryetare e Forumit të Gruas të Vetëvendosjes

Gjyla Halili

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshme, vende-vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Gjyla Halili

Ash: Pasi degraduan gjeneralët shqiptarë, avancuan kuadrot e Beogradit dhe bashkëpunëtorët rus

Gjyla Halili

Leave a Comment