SHQIPËRI

Grubi: Le të lëvizim çdo gur që pengon perspektivën tonë europiane

“Në Shipkovicë dhe mbarë Malësinë e Tetovës, në krye me Ali Ahmetin, u shkrua kapitulli i lirisë dhe barazisë, po këtu fillon të shkruhet kapitulli i së ardhmes europiane”, kështu është shprehur Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë në një postim në rrjetet sociale pas takimit të së mërkurës të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, me qytetarë dhe bazën partiake në kuadër të tubimeve “Bashkë për Europë”, përcjell Indeks.mk

“Me zemër e mendje kah horizonti i Europës, me vlerat tona kombëtare, me dinjitet e potencial të pamohueshëm për realizimin e misionit të përparimit. Në Shipkovicë dhe mbarë Malësinë e Tetovës në krye me Ali Ahmetin u shkrua kapitulli i lirisë dhe barazisë, po këtu fillon të shkruhet kapitulli i së ardhmes europiane. Për të mirën e fëmijëve tanë, le të lëvizim çdo gur që pengon perspektivën e tyre! Bashkë për në Europë”, ka thënë Grubi.

 

Banner

Related posts

Kaosi në Kuvend, dënohet përsëri Sali Berisha dhe 3 deputetë demokratë

admin

Tërmeti në Turqi, Veliaj: Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit!

admin

Mediat serbe: Petar Miletiq jep dorëheqje si Këshilltar i Kurtit, me arsyetimin që “s’është pyetur për asgjë”

admin

Leave a Comment