SHQIPËRI

Tërmeti në Turqi, Veliaj: Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur solidaritetin me të gjithë familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shpreh ngushëllimet e tij ndaj familjarëve që humbën të dashurit e tyre dhe ka treguar mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit turk ë këtë humbje të madhe njerëzish.

“Sot Tirana u zgjua me lajmin e tërmetit shkatërrues në Turqi. Zemrat dhe mendjet tona shkojnë për të gjithë të prekurit dhe familjet që kanë humbur të dashurit e tyre! Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit, por edhe me ngrohtësinë e solidaritetit mes dy kombeve tona”, shkruan Veliaj.


Top Channel

Banner

Related posts

Një ditë me një qeveri/ Komentet për mbledhjen e përbashkët mes qeverive Rama-Abazoviç

admin

Xhaçka pret në takim sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së: Bashkohemi me qëndrimin e Schmid për agresionin rus në Ukrainë

admin

Shqiptarja nga Turqia: Po pritet tërmet mbi 7 ballë në Stamboll

admin

Leave a Comment