KOSOVË

Greqi: Mocioni i mosbesimit nga Tsipras, pranohet nga qeveria

Pasditen e sotme nis debati në Parlamentin grek për mocionin e mosbesimit të nisur nga Aleksis Tsipras për çështjen e përgjimeve.

Mediat greke njoftojnë se mocioni është pranuar nga ekzekutivi grek, ndërkohë që pas debatit të sotëm, nesër do të kryhet votimi.

Mocioni është nisur pasi Tsipras, pretendon se në dosjen që i është vënë në dispozicion, del se gjithsej 10 persona ishin në monitorim, mes tyre ministri aktual i Punës dhe ish-ministri i Energjisë, Kostis Hatzidakis, presidenti i PASOK-ut, Nikos Androulakis, eurodeputeti Giorgos Kyrtsos dhe gazetarë.

“Për gjashtë muaj Kyriakos Mitsotakis gënjen se gjoja nuk e dinte. Gënjeshtrat i përsërit si në emisionet televizive ashtu edhe brenda parlamentit”, tha Alexis Tsipras. /Protothema

Banner

Related posts

Europa s’ka qetësi pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi! Nuk jetohet në hasmëri shekullore

admin

Kryetari i Listës Serbe thirrje të bojkotohen zgjedhjet në veri

admin

Turqia dyfishon eksportin me Kosovën

admin

Leave a Comment