BOTA

Gruaja shtatzënë vdes në tragjedinë me varkë në Mesdhe

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në detin Mesdhe ku kanë humbur jetën 8 refugjatë, si pasojë e përmbytjes së një anije.

Midis tyre ka ndërruar jetë një grua shtatzënë dhe një foshnje 4 muajsh, ndërsa 42 arritën të shpëtoheshin të gjallë nga rojet bregdetare italiane.

Mediat e huaja raportojnë se trupat e dy personave janë ende të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit janë duke punuar për gjetjen e tyre.

Të mbijetuarit ishin të dehidratuar, pasi kishin qëndruar në det për disa ditë.

Pothuajse 5,000 refugjatë dhe migrantë kanë zbritur në Itali që nga fillimi i vitit, sipas ministrisë së brendshme, nga pak më shumë se 3,000 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 1,000 në 2021.

Vija bregdetare e Sfax është bërë një pikënisje kryesore për njerëzit që ikin nga varfëria dhe konflikti në Afrikë dhe Lindjen e Mesme për një shans për një jetë më të mirë në Evropë. /Aljazeera

Banner

Related posts

Çështja e emigrantëve përplas shtetet e BE-së

admin

SHBA: Putin dhe Kim shkëmbyen letra për furnizimin e Rusisë me municione nga Koreja e Veriut

admin

Rebelimi i dështuar i Prigozhin/ Analisti britanik skanon Putinin: Shefi i Kremlinit vlerëson besnikërinë mbi kompetencën

admin

Leave a Comment