AKTUALE

Gjykata e Apelit e ka hequr aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Besa Trans”, lënda është kthyer në gjykim të sërishëm

Gjykata e Apelit e ka hequr aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Besa Trans” dhe lënda është kthyer në gjykim të sërishëm.

Nga Gjykata e Apelit për MIA-n konfirmojnë se ka vendim për lëndën dhe se tashmë është kthyer në gjykatën e shkallës së parë.

“Vendimi është hequr, ankesat e të akuzuarit si person fizik dhe juridik janë pranuar. Pas ankesave dhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi është hequr dhe lënda është kthyer në gjykim të sërishëm”, informojnë nga Gjykata e Apelit.

Prej aty potencojnë se vendimi tashmë është bërë anonim dhe do të shpallet publikisht në ueb faqen e Gjykatës.

Për rastin, i cili ka të bëjë me veprën e vazhduar penale “falsifikim i dokumentit”, Gjykata penale Shkup në mars të këtij viti, ka shqiptuar një vit e tetë muaj dënim me burg për pronarin e “Besa Trans”-it, Bekim Haxhiu dhe dënim me para prej 800.000 denarëve, si dhe ndalesë katërvjeçare për kryerjen e transportit ndërkombëtar për personin juridik.

Banner

Related posts

Jozyrtare Klan Macedonia mëson Kasami në Tetovë, Sejdiu në Zhelinë dhe Memishi në Tearcë janë kandidat të VLEN për Zgjedhjet Lokale

Gjyla Halili

Sanksionohen 167 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim shpejtësie

Gjyla Halili

Ilir Meta: Fitorja e profesoreshës Siljanovska Davkova do të jetë edhe më bindëse

Gjyla Halili