AKTUALE

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, dorëzon propozimin për hetim parlamentar mbi aksionin “Fluturimi i Shqiponjës”

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka dorëzuar sot propozimin për hapjen e një hetimi parlamentar lidhur me aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”, i zhvilluar më 9 shtator 2006.

Sipas Camajt, zbardhja e plotë e ngjarjeve dhe e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë aksion përbën një detyrim institucional dhe moral të shtetit, në funksion të forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet publike dhe sundimin e ligjit.

“Një shtet demokratik ndërtohet mbi transparencën, drejtësinë dhe respektin për dinjitetin e qytetarëve. Hetimi parlamentar do të kontribuojë në sqarimin e fakteve dhe në avancimin e përgjegjësisë institucionale”, theksoi Camaj.

Ai vlerësoi se trajtimi i kësaj çështjeje është me rëndësi për interesin publik dhe për forcimin e parimeve të barazisë, drejtësisë dhe pajtimit shoqëror.
Propozimi për hetim parlamentar pritet të shqyrtohet nga deputetët në procedurat e mëtejshme parlamentare.

Ja postimi plotë:

Qytetarë të nderuar,
Malësi e diasporë,
Ja pra, sot, në emër të përgjegjësisë së shtetit dhe të së vërtetës historike, dorëzuam propozimin për hapjen e hetimit parlamentar mbi aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”, të 9 shtatorit 2006.

Një shtet i drejtë ndërtohet mbi transparencë, drejtësi dhe respekt për sakrificën e qytetarëve të vet. Zbardhja e plotë e fakteve nuk është vetëm detyrim institucional, por edhe obligim moral ndaj interesit kombëtar.
E ne jemi aty, për të sjellë drejtësi e për të siguruar të ardhmën në baza të barazisë…

Banner

Related posts

Deputetja Ajdari godet narrativin e Qeverisë rreth ndjenjës dhe etnisë

Gjyla Halili

BDI: Zhvillimi ekonomik, shtylla kryesore e platformës tonë zgjedhore

Gjyla Halili

Rama: Shqipëria do të jetë gati për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030

Gjyla Halili