SPORT

Manchester City fiton dhe shton presionin ndaj Arsenalit

Manchester City ka shënuar fitore 3-1 ndaj Aston Villas në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier, duke iu afruar në vetëm tri pikë Arsenalit që udhëheq renditjen, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Goli i parë u shënua pas vetëm katër minutash lojë, kur Riyad Mahrez asistoi te Rodri.

Në minutën e 39-të, Erling Haaland asistoi te Ilkay Gundogan, që realizoi për 2-0.

Për 3-0 u përkujdes Mahrez (45+1’), që realizoi nga penalltia, e me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Në 45 minutën e dytë, Citizens ishin sërish më të mirë, por që nuk ia dolën të shënonin më gola, për më tepër ata pranuan.

Ishte minuta e 61-të e takimit, kur Ollie Watkins u asistua prej Doulas Luiz, që realizoi për 3-1.

Banner

Related posts

Krenar për atë që ka arritur te Reali

admin

Peja mposht Vëllaznimin me 47 pikë dallim

admin

Benzema nuk do të luaj nesër kundër Espanyolit

admin

Leave a Comment