AKTUALE

Xhaferi: Ne nuk e flasim gjuhën e 20%-shit, nga partia na thonë se nuk është koha që gjuha shqipe të emërohet me dinjitet

Në shënimin e 21-vjetorit të themelimit të BDI-së, Musa Xhaferi nga fraksioni brenda kësaj partie tha se vazhdojnë përplasjet mes dy grupeve në këtë subjekt politik, përcjell TV21. Xhaferi tha se janë të detyruar të reagojnë edhe për heqjen e 20%-shit që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, e që siç tha ai, në parti thonë se tani nuk është koha.

“Ne nuk e flasim gjuhën e 20%-shit, ne flasim dhe shkruajmë gjuhën tonë më të lartë të Europës, gjuhën shqipe. Atëherë si mos të reagojmë e protestojmë, kur na thonë nga partia e jonë që nuk është koha që gjuha shqipe të shënohet e emërtohet me dinjitet si gjuha shqipe”, tha mes tjerash Xhaferi

Banner

Related posts

Skandal në Çair: Hoxhallarë dhe familjarë të tyre marrin paga pa shkuar në punë

Gjyla Halili

Pas tensioneve në Veri, Kosova nis lobimin në SHBA

admin

Takimi Dedivanaj- Wesley Clark: Prania më e madhe e forcave amerikane në Ballkan, mbrojtje e shkëlqyer kundër ndikimit rus

Gjyla Halili

Leave a Comment