AKTUALE

Gjeloshaj përkrah Deçiqin në arenën evropiane: “Me zemër jemi me ju, Forca Deçiqi!”

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka shprehur mbështetjen e tij për KF Deçiqin, i cili sot përfaqëson Malësinë dhe Malin e Zi në garat evropiane.

“Sot, në Liepaja të Letonisë, kuqezinjtë përfaqësojnë Malësinë në skenën evropiane. Suksese, djema! Me zemër jemi me ju. Forca Deçiqi”, është shprehur Gjeloshaj.

Ai theksoi se suksesi i Deçiqit është dëshmi e punës dhe investimeve të realizuara ndër vite.

“Nga një klub që po fundosej dhe pa infrastrukturë, sot Malësia luan dhe organizon ndeshje evropiane. Kjo është puna që flet”, deklaroi Gjeloshaj.

Deçiqi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit malazez, duke përfaqësuar me krenari Malësinë në arenën evropiane.

Ja postimi plotë:

Sot, në Liepaja të Letonisë, kuqezinjtë përfaqësojnë Malësinë në skenën evropiane.
Suksese, djema!
Me zemër jemi me ju.
Forca Deçiqi!

Edhe një dëshmi se në çfarë niveli e kemi ngritur qytetin tonë.
Nga një klub që po fundosej dhe pa infrastrukturë, sot Malësia luan dhe organizon ndeshje evropiane.
Kjo është puna që flet.

NGJ

Banner

Related posts

Vlerësimi i Artan Grubit për Ali Ahmetin

Gjyla Halili

Esmeralda Mallosi: Politika është një mjet i fuqishëm për të adresuar çështje të rëndësishme sociale

Gjyla Halili

Prezantohet logoja për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Gjyla Halili