AKTUALE

Shoqata “Malësia e Madhe” organizon në Michigan promovimin e romanit “Kthimi” të autorit Fran Camaj

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan njofton komunitetin shqiptar në Detroit dhe më gjerë se organizon promovimin e romanit “Kthimi” të autorit, Prof. Fran Camaj.

Promovimi do të mbahet të dielën, më 29 mars, në ora 2:00 PM, në sallën e Kisha e Shën Palit në Rochester Hills. Organizator i këtij aktiviteti kulturor është vetë Shoqata Atëdhetare “Malësia e Madhe”, e cila vazhdon të sjellë veprimtari me vlerë për komunitetin.
Moderimin e promovimit do ta bëjë Brikena Hoxha, ndërsa në emër të shoqatës të pranishmit do t’i përshëndesë kryetari i saj, Toni Gojçaj.

Për romanin dhe autorin do të referojnë: Znj. Diana Gellçi, Z. Lulash Palushaj, Z. Zef Përgega, Z. Rush Dragu dhe Z. Anton Lajçaj, të cilët do të ndajnë vlerësimet dhe analizat e tyre rreth veprës.
Pas përfundimit të promovimit, nën kujdesin e Shoqatës “Malësia e Madhe”, për të gjithë të pranishmit do të shtrohet një koktej rasti.

Të gjithë dashamirësit e librit dhe të kulturës janë të mirëpritur.

Banner

Related posts

Ahmeti: Gjithkund goditet BDI – se kanë me BDI-në por me shqiptarët!

Gjyla Halili

Xhaferi seancën e parë në Qeveri e nisi në shqip

Gjyla Halili

Qeveria e Kosovës mirëpret letrën e politikanëve të huaj të cilët kërkuan nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe qasje më të ashpër ndaj Serbisë

admin