AKTUALE

Ndihmat sociale dhe pensionet pritet të lëshohen nesër

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut të cilët presin ndihmat sociale dhe pensionet pritet t’i kenë mjetet në llogaritë e tyre bankare më së voni deri të premten. Ky vendim vjen pas pritjeve të gjata të kategorive të ndryshme të qytetarëve që varen direkt nga këto të ardhura.

Burime nga Ministria e Politikës Sociale konfirmuan për agjencinë e lajmeve INA se procedurat administrative tashmë kanë përfunduar dhe se dokumentet e nevojshme janë proceduar më tej për ekzekutim.

“Udhëzimet për pagesë tashmë janë firmosur nga udhëheqësia e Ministrisë dhe lënda është dërguar menjëherë në Trezorin e shtetit. Sapo të përfundojë ky transferim teknik, mjetet do të kalojnë në llogaritë rrjedhëse të qytetarëve nëpër bankat komerciale,” deklaruan burime nga Ministria për INA.

Ditëve të fundit qytetarët kanë reaguar për vonesat e këtyre ndihmave sociale, të cilat gjithashtu janë tejet minimale për të përballuar shtrenjtimin e jetesës në vend.

Banner

Related posts

Despotovski: Pas një viti negociata sot hudhet gurthemeli i fabrikës së re të Magna Mechatronics

admin

Debati i parë presidencial: Taravari “Shah-Mat” Osmanit

Gjyla Halili

Mexhiti: Nuk e di çfarë do mbetet prej Frontit Evropian pas zgjedhjeve, disa që tani kanë ikur!

Gjyla Halili