AKTUALE

Mariçiq: Propozimet e VMRO për anulimin e ndryshimeve kushtetuese janë joreale dhe mashtrojnë opinionin

Lidhur me propozimet e VMRO-DPMNE-së për anulim të ndryshimeve kushtetuese, zv. kryeministri, Bojan Mariçiq theksoi se këto nuk janë propozime reale, por për mashtrim të opinionit, ato keqkuptime të VMRO-DPMNE-së do të të paguhet shtrenjtë.

“E vetmja mënyrë për të hequr çështjet kryesore me Bullgarinë nga tavolina është përfundimi i ndryshimeve kushtetuese. Pas kësaj, Bullgaria nuk do të ketë forcën dhe mirëkuptimin politik për të vendosur një veton të dytë për asnjë çështje. Sepse gjatë bisedimeve ne u pyetëm nga francezët se cila është çështja më e rëndësishme për ne. Dhe ne u përgjigjëm që tema e gjuhës maqedonase të mos diskutohet, dhe gjuha maqedonase të pranohet ashtu siç është, pa fusnota dhe shtesa dhe që Bullgaria të tregojë se nuk ka asnjë kundërshtim me nënshkrimin e FRONTEX-it në gjuhën maqedonase që është ajo që ndodhi me të”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se kur u pyetën bullgarët se çfarë ishte më e rëndësishme për ta, ata theksuan se për ta ishte hyrja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, siç thuhet në preambulë.

Sa i përket çështjeve historike, ai theksoi se mund të ndërlidhen vetëm me komisionin historik.

“Shtyrja e çështjes së ndryshimeve kushtetuese vetëm na mban në të njëjtin problem”, tha Mariçiq.

Banner

Related posts

Kryeministri Xhaferi dhe Ramiz Lladrovci priten në Odën e Jasharpajve dhe bëjnë homazhe në Prekaz

Gjyla Halili

Iljas Veseli prezanton fazën finale të projektit të parkingut në Saraj

Gjyla Halili

Skandal me deponinë në Kërçovë, reagon ashpër BDI

Gjyla Halili