AKTUALE

Gjeloshaj: Fuqizimi i grave është pjesëmarrje reale në vendimmarrje

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, mori pjesë sot në Prishtinë në konferencën “Partneritet për ndryshim: Gratë që transformojnë sistemet”, ku u diskutua roli i grave në ndërtimin e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

Gjeloshaj theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave jo vetëm në përfaqësim, por edhe në proceset konkrete të vendimmarrjes, në ekonomi dhe në jetën publike.

“Fuqizimi i grave nuk është vetëm çështje përfaqësimi, por edhe pjesëmarrjeje reale në vendimmarrje, ekonomi dhe jetën publike. Gratë duhet të jenë jo vetëm pjesë e historisë së paqes, por edhe arkitekte të së ardhmes së saj”, u shpreh Gjeloshaj.

Sipas tij, pjesëmarrja e barabartë dhe aktive e grave në proceset shoqërore dhe institucionale është një element i rëndësishëm për ndërtimin e shoqërive më demokratike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Në këtë kuadër, Gjeloshaj nënvizoi edhe angazhimin e Malit të Zi për një Ballkan Perëndimor më të sigurt, demokratik, të lidhur dhe të orientuar drejt integrimit evropian.

“Mali i Zi mbetet i përkushtuar ndaj një Ballkani Perëndimor më të sigurt, më demokratik, më të lidhur dhe më evropian”, deklaroi ai.

Konferenca në Prishtinë mblodhi përfaqësues të institucioneve, politikës dhe shoqërisë civile për të diskutuar mundësitë e fuqizimit të grave dhe rolin e tyre në transformimin e sistemeve dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse.

Banner

Related posts

10 fastest growing travel destinations in Europe of 2017

admin

PËRSHËNDETJE NGA ZEMRA I DASHUR DHE SHUMË I NDERUAR PROFESOR MUSA MUSLIU

Gjyla Halili

VOA/ Tirana zyrtare reagon për keqtrajtimin e të burgosurit shqiptar nga 4 policë grek

admin