AKTUALE

Ali Ahmeti: Nëntori na bashkon, gruaja shqiptare është shtyllë e identitetit tonë kombëtar

Në një atmosferë festive, mes nënave, motrave, grave dhe vajzave shqiptare, sonte u shënua manifestimi kushtuar festave të lavdishme të Nëntorit.

Manifestimi u organizua nga Forumi i Gruas dhe Sekretariati për Mundësi të Barabarta pranë Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke bashkuar gra nga treva të ndryshme në një mbrëmje të mbushur me krenari kombëtare, respekt dhe vlera tradicionale.

Me këtë rast, Ali Ahmeti vlerësoi rolin dhe kontributin e gruas shqiptare në ruajtjen e familjes, identitetit dhe trashëgimisë kombëtare.

Gruaja shqiptare, ndër breza, ka qenë pjesë e rëndësishme e historisë sonë, e qëndresës kombëtare, e arsimit dhe e zhvillimit shoqëror. Kontributi i saj në jetën publike dhe në ndërtimin e së ardhmes meriton respekt dhe vlerësim të vazhdueshëm.

Festat e Nëntorit mbeten simbol i rrënjëve tona, sakrificës së brezave dhe përgjegjësisë që kemi për ta ruajtur e përcjellë trashëgiminë kombëtare te brezat që vijnë.

Mirënjohje organizatoreve dhe të gjitha pjesëmarrëseve për organizimin dhe pjesëmarrjen në këtë manifestim.
Nëntori na bashkon! Gëzuar Festat e Nëntorit!

Ja postimi plotë:

NËNTORI NA BASHKON!

Sonte, në Negotinë të Pollogut, Vrapçisht në një atmosferë festive, mes nënave, motrave, grave dhe vajzave shqiptare, shënuam festat e lavdishme të Nëntorit.

Manifestimi i organizuar nga Forumi i Gruas dhe Sekretariati për Mundësi të Barabarta pranë Bashkimit Demokratik për Integrim ishte një moment i bukur bashkimi, krenarie dhe respekti për vlerat tona kombëtare.

Gruaja shqiptare ka qenë dhe mbetet shtyllë e familjes, e qëndresës dhe e identitetit tonë kombëtar. Kontributi i saj në historinë tonë, në arsim, në shoqëri dhe në jetën publike meriton vlerësim dhe respekt të vazhdueshëm.

Nëntori na kujton rrënjët tona, sakrificat e brezave dhe përgjegjësinë për ta ruajtur e kultivuar trashëgiminë tonë kombëtare.

Mirënjohje organizatoreve dhe të gjitha pjesëmarrëseve që i dhanë kuptim të veçantë kësaj mbrëmjeje.

Gëzuar Festat e Nëntorit!

Banner

Related posts

Rama surprizon liderët europianë me Inteligjencën Artificiale, shihni reagimet e tyre

Gjyla Halili

KSHZ në takim me BNJVL: Organizimi i zgjedhjeve demokratike është detyrim i përbashkët

Gjyla Halili

Delegacion qeveritar në Uashington pa ministra nga VLEN!

Gjyla Halili