AKTUALE

Ganiu: Në lagjen Serovë fillojnë punimet për vendosjen e rrjetit të ri të kanalizimit fekal

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se në rrugën “Stojko Jovanovski” të Lagjes Serovë, filluan punimet për vendosjen e rrjetit të ri të kanalizimit fekal.

Punimet i inspektova në terren, ndërsa ekipet e punës më informuan se gjithashtu do të bëhet edhe kyçja kryesore e rrjetit të ri të ujësjellësit që është vendosur paraprakisht, ndërsa pas përfundimit të punimeve për kanalizimin e ri fekal do të bëjmë asfaltimin e rrugës.
Investime të tilla Komuna e Çairit do të vazhdojë të bëjë edhe në lagje të tjera dhe me të vetmin qëllim përmirësimin e jetesës së qytetarëve tanë-shkruan Ganiu .

Banner

Related posts

Bekteshi: Do të ulet çmimi i energjisë

admin

Ali Ahmeti më 23 tetor takon banorët e Likovës

Gjyla Halili

Pas lajmit të syrit i kujtohet Taravarit ti përdor Amblemat dhe llogën e partisë

Gjyla Halili