AKTUALE

Ali Ahmeti më 23 tetor takon banorët e Likovës

Pas njoftimin se Bashkimi Demokratik për Integrim do të fillojë takimet me qytetarë, nga BDI-Likovë njoftojnë se ditën e mërkurë, më datë 23 tetor, kreu i integristëve, Ali Ahmeti do të takohet me banorët e Komunës së Likovës.
Siç thuhet në njoftim, takimi do të mbahet me fillim nga ora 19:00 në Sallën Sportivë të SHFK “Kultura” në fshatin Mateç, me ç’rast do të diskutohet për situatën aktuale politike në vend.

Njoftimi i plotë:
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në takim me z.Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe banorët e Komunës së Likovës. Takim do të ofrojë një mundësi për të diskutuar për situaten aktuale politike në vend si dhe veprimet politike që do të ndërrmerr BDI për të mbrojtur legjitimitetin dhe arritjen asipiratave strategjike të shqiptarëve të RMV.

Data: 23.10.2024 ( e mërkurë) ;

Koha: ora 19:00 ;

Vendi: Salla sportive e SHFK “ Kultura” në fsh. Mateç.

Prezenca e juaj do të na nderojë.

Punojmë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.

Ju mirëpresim në takim.

Banner

Related posts

28-vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës

Gjyla Halili

Ganiu në patronatin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”

Gjyla Halili

Bekim Qoku pyet ku përfunduan eurot e shumta që i dha Mijallkov në vilën në Kërçovë

Gjyla Halili