AKTUALE

Kurti viziton policin e plagosur: Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin e plagosur Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur sot në veri.Kurti ka thënë se polici ishte plagosur në krahërorin e majtë, transmeton Telegrafi.

“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit”, thotë ai.

Kryeministri shton tutje se gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së  ka takuar edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit

“Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali”.

Gjithashtu, kryeministri konfirmoi se në ora 10:00 do të kenë mbledhje të Këshillit të

Banner

Related posts

Shoqata “Malësia e Madhe” uron drejtuesit e rinj të Shoqatës “Kosova”

Gjyla Halili

Atdhetari dhe humanisti Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj, shembull i përkushtimit ndaj Malësisë dhe trojeve shqiptare

Gjyla Halili

Mbrëmje Kur’anore për nder të tre Muajve të Bekuar

Gjyla Halili

Leave a Comment