AKTUALE

Bajram Rexhepi prezanton platformën e re të raportimit: Qytetarët e Tetovës do të marrin përgjigje për problemet komunale brenda 48 orëve

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka prezantuar sistemin e ri të raportimit për problemet komunale, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të Tetovës të marrin përgjigje brenda 48 orëve për çdo shqetësim të përditshëm.

“Qytetarët meritojnë një komunë që reagon menjëherë, jo që hesht me javë e muaj. Me sistemin e ri të raportimit, çdo problem i përditshëm si një dritë e prishur, një gropë në rrugë, ndotje apo mungesë higjiene publike, do të marrë përgjigje brenda 48 orëve”, ka deklaruar Rexhepi.

Ai shtoi se nuk ka më kohë për premtime boshe dhe se shërbimet komunale do të jenë të dukshme, në kohë dhe efikase. Raportimi do të jetë i thjeshtë, përmes e-aplikacionit, faqes zyrtare ose kontaktit të drejtpërdrejtë me komunën.

“Qytetarët s’mund të presin më për dritat e rrugëve, gropat apo papastërtinë në lagjet e tyre. Shërbimet komunale do të jenë aty, në kohë dhe të dukshme”, theksoi Rexhepi.

Banner

Related posts

Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Gjyla Halili

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi, Bernard Çobaj

Gjyla Halili

Kongresi i 11-të i Partisë Demokratike Turke/ Bajram Rexhepi: “Ka ndihmuar në demokratizimin e ambientit politik në Maqedoninë e Veriut”

Gjyla Halili