AKTUALE

Fronti Europian në Gostivar/ Xhaferi: Më 24 prill dhe 8 maj, qytetarët do t’i thonë Jo Rusisë dhe Po Europës!

Banner

Fronti Europian në qytetin e Gostivarit ka vijuar me takimet e Këshillave Vendor, për të promovuar ofertën presidenciale dhe parlamentare për një Maqedoni në BE.

Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, shoqëruar nga shefi i shtabit, Nexhati Jakupi, deputetet, Arta Bilalli-Zendeli, Vjollca Ademi si dhe bashkëpunëtor të koalicionit, vizituan Këshillat Vendor të lagjeve: Çajlë, Balindoll, Hekurudha dhe Pitarnica.

Valdet Xhaferi para të pranishmëve tha se Fronti Europian ka ofertën më serioze për qytetarët, drejt nje të ardhme më të mirë, për një vend anëtar në Bashkimin Europian.

Xhaferi shtoi se më datë 24 prill dhe më 8 maj duke rrethuar numrin 4 vendosim qytetarët së bashku do t’i thonë Jo Rusisë dhe Po Europës.

Related posts

Luan Veliu: Nasfide Xhelili dhe Xharie Zendeli, sakrifikuan vetën, për të hapur rrugën e shkollimit, vajzës shqipëtare në Malësi!

Gjyla Halili

THIRRJA HISTORIKE E ALI AHMETIT UÇK NË ZEMËR TË SHKUPIT

Gjyla Halili

Policia në Negotinë arreston dy persona për vjedhje

Gjyla Halili