AKTUALE

PRITJE ZYRTARE E LIDERËVE FETAR TË BALLKANIT

Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, organizoi një pritje zyrtare për liderët fetarë nga 14 vende të Ballkanit.

Kjo pritje u realizua në kuadër të Samitit të dhjetë të Liderëve Fetarë të Ballkanit, i cili po mbahet nesër në Shkup, ku nikoqir është Reisul Ulemasë së BFI-së.

Pritja u karakterizua nga një atmosferë e lartë institucionale dhe vëllazërore, duke reflektuar përkushtimin e përbashkët për thellimin e dialogut ndërfetar, forcimin e bashkëpunimit dhe promovimin e paqes dhe mirëkuptimit në rajon.

Ky Samit mendohet që të përfaqësoj një hap të rëndësishëm në avancimin e rolit të bashkësive fetare si faktorë stabiliteti dhe ura lidhëse ndërmjet popujve të Ballkanit.

#SamitiBallkanik #LiderëtFetarë #Shkup #BFI #ShaqirFetai #DialogNdërfetar #Bashkëpunim #Paqe #Unitet ✨

Banner

Related posts

Selmani: Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë kujdes që të mos marrë vendim politik

Gjyla Halili

Rrëfimi i Ali Ahmetit: Në vitin 1984 më rrethoi UDBA por nuk më kapi

Gjyla Halili

Ademi: VLEN është nënshtruar plotësisht ndaj VMRO-së, nuk flet më me zërin e shqiptarëve

Gjyla Halili