AKTUALE

TRAGJEDI: Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Itali

Tre shtetas të Maqedonisë dhe një i ri italian kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku mbrëmë në Itali, raportojnë mediat italiane, transmeton bild.mk.

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka nisur sqarimi për aksidentin dramatik që u mori jetën katër personave, një i ri italian dhe tre qytetarë të Maqedonisë, raportojnë mediat.

Viktimat nga Maqedonia e Veriut, sipas informacioneve të deritanishme, ishin rreth 30 vjeç.

Dinamika e përplasjes së tmerrshme është ende duke u hetuar nga policia rrugore në rajonin e Astit, dihet vetëm me siguri se ka qenë përplasje kokë më kokë, të cilës për fat të keq askush nuk i mbijetoi. / bild.mk

Banner

Related posts

Ali Ahmeti sonte në Çair

Gjyla Halili

U MBAJT MBLEDHJA E RREGULLT E RIJASETIT TË BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-së

Gjyla Halili

Osmani para Këshillit të Sigurisë së OKB-së: Trupat ruse të tërhiqen menjëherë nga Ukraina

admin

Leave a Comment