BOTA

Forcat izraelite vrasin 10 palestinezë në sulmin në Nablus

Të paktën nëntë palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm i ushtrisë izraelite në qytetin Nablus të Palestinës.

Sipas ministrisë, nëntë të vdekurit ishin Adnan Sabe’ Baara, 72 vjeç; Mohammad Khaled Anbousi, 25 vjeç; Tamer Minawi, 33 vjeç; Musab Oeais, 26 vjeç; Hossam Isleem, 24 vjeç; Mohammad Abdulghani, 23 vjeç; Ealeed Dakheel, 23 vjeç; Abdulhadi Ashqar, 61 vjeç; dhe Muhamed Farid Shaaban, 16.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 me orën lokale dhe se pas sulmit shpërthyen konfrontime të tjera.

Ushtria bllokoi hyrjet që qytet para se të rrethonte një shtëpi me dy luftëtarë palestinezë të cilët ishin shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Hossam Isleem dhe Mohammad Abdulghani, të cilët u vranë të dy.

Ushtria izraelite tha se “forcat e sigurisë po operojnë tani në qytetin e Nablus”, por nuk dha detaje të mëtejshme. /Aljazeera

Banner

Related posts

Gjashtë ushtarë ukrainas vriten nga rrëzimi i helikopterëve

admin

500 ditë luftë në Ukrainë! Nga fillimi 23 mijë viktima, Zelensky viziton ishullin e gjarpërinjve

admin

Pas tërmetit, 5 milionë sirianë kanë mbetur të pastrehë

admin

Leave a Comment