AKTUALE

Florim Useini: Turneu Tradicional Kërçovar mblodhi tre ambasadat 🇦🇱🇽🇰🇲🇰

Sot, që nga orët e para të mëngjesit, pata kënaqësinë dhe nderin të jem pjesë e një aktiviteti tradicional që ruan jo vetëm dashurinë për sportin, por edhe lidhjet e shpirtit me rrënjët tona.

Së bashku me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Bernë, z. Rexhep Demiri, sekretari i dytë i Ambasadës së Kosovës z. Gjenis Haxhimehmeti, Shefin e Konsullatës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, Sekretarin e Parë të Ambasadës së Shqipërisë në Bernë z. Valon Gashi dhe Drejtori për Diasporën i RKS Elis Badalli, morëm pjesë në Turneun Tradicional të Futbollit, organizuar nga Shoqata Kulturore “Kërçova – Zvicër”, në Derendingen, nën udhëheqjen e kryetarit Resul Mehmedi.

Ky turne nuk ishte vetëm një garë sportive – ishte një takim që mblodhi të tre diplomatët shqiptar , një festë shqiptarie, një përqafim i shpirtit komunitar.

Takuam shumë dashamirë të sportit, njëkohësisht edhe ekipin nga komuna e Kërçovës me kryetar z. Fatmir Dehari, takuam edhe shumë bashkëvendas, aktivistë, afaristë, miq dhe personalitete të cilët i vlerësoj për kontributin e tyre të palodhur ndaj komunitetit dhe identitetit tonë kombëtar.

Të jesh në mesin e vendasve, me tingujt e shqipes, me mallin e vendlindjes që e ndan në sy e në buzëqeshje – ndihesh si në shtëpi.
Sepse aty ku janë njerëzit e tu, aty është Shqipëria e zemrës.

Banner

Related posts

BLERIM BEXHETI, DEPUTETI MË I ZËSHËM NË PARLAMENT, QË KA FITUAR BETEJAT MË TË RRËNDA POLITIKE NË KARRIER DHE ËSHTË POLITIKANI ME ZEMËR TË MADHE QË KA NDIHMUAR ME MIJËRA QYTETAR

Gjyla Halili

Gjatë qëndrimit në SHBA, Oda Kërçovare ndau disa mirënjohje të veçanta.

Gjyla Halili

Aggeler me mesazh për votuesit

Gjyla Halili