AKTUALE

Florim Useini: Kur diaspora dhe sporti bashkohen në një fushë me zemër kombëtare

Sot, pata kënaqësinë dhe privilegjin të jem pjesë e një ngjarjeje të veçantë sportive, që tejkalon kufijtë e një gare futbolli dhe shndërrohet në simbol të unitetit kombëtar, ky aktivitet u zhvillua në Saint-Louis, Basel – në kufirin Zvicër–Francë.

Së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bernë, z. Rexhep Demiri, sekretarin e dytë të Ambasadës së Kosovës në Bern z. Gjenis Haxhimehmeti, Shefin e Konsullatës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, Sekretarin e Parë të Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, z. Valon Gashi dhe Drejtorin për Diasporë të Kosovës z. Elis Badalli , morëm pjesë në Turneun për Super Kupën Kosovë–Diasporë, organizuar nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ) me kryetar Feti Demoli, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ekipin FC Dardania Basel.

Takuam shumë dashamirë të sportit, bashkëkombas nga trevat tona, aktivistë, veprimtarë të shquar të diasporës, afaristë e miq që e mbajnë gjallë shpirtin shqiptar në çdo cep të botës, si: Kryetarin e Federatës së Kosovës z. Agim Ademi, z. Ragip Xhaka, z. Xhavit Bajraktari, Besim Laci, Rexhep Berisha, Besa Rraqi , Ridvan Murati , Isa Zeqiraj dhe shumë miqë të tjerë.

Faleminderoj kryetarin Demoli që më nderoj me dhuratën e fanelës të UKSHFZ.

Ishte një ditë ku sporti u bë gjuhë bashkimi,
ku çdo pasim ishte dorë e shtrirë për vëllazëri,
dhe çdo gol – një mall i çliruar për vendlindjen tonë.

Banner

Related posts

Mobilizim i fuqishëm i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit në Gazi Babë, zyrtarizohet nëndega “Teli”

Gjyla Halili

Ali Ahmeti merr pjesë në pritjen për Ditën Kombëtare të Austrisë

Gjyla Halili

Bilall Kasami, shkele në zakonet e shqiptarëve.

Gjyla Halili