AKTUALE

Fiton vendosmëria, ulqinakëve do të u kthehen plazhet

Pas reagimeve të shumta por edhe protestave qytetare, ulqinakëve do të u kthehen plazhet të cilat i kishin me qira në Plazhin e Madh, e të cilat përmes ligjit të cilin e kishte kaluar Qeveria e Malit të Zi, i pati fituar një kompani arabe.
Kryesia e komunës së Ulqinit dhe vendasit e kishin kundërshtuar ashpër këtë vendim dhe organizuan protesta.

Tërheqja e investitorit arab u njoftua sot në takimin e kryeministrit të Malit të Zi, Millojko Spajiq, me kryetarin e komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu në Ulqin.

Nimanbegu tha se investitorët janë të mirëseardhur në Ulqin por se do të punojnë vetëm në interes të komunitetit.

Banner

Related posts

Ministri i Jashtëm belg sot në Kosovë, pritet nga Kurti

Gjyla Halili

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 4 shtator, ligjet që pritet të miratohen në sesionin e ri

admin

Mexhiti takon strukturat e qendrës së votimit 7 Marsi: Fryma e fitores ja Vlen, bashkërisht që fitoren ta bëjmë historike

Gjyla Halili