AKTUALE

Njoftim për Mbledhjen e Kryesisë dhe Anëtarësisë së Gjerë të Shoqatës Kosova

Shoqata Kosova ka kënaqësinë të njoftojë mbledhjen e Kryesisë dhe anëtarësisë së gjerë, që do të mbahet më Dielën, më 30 Mars 2025, në orën 18:00. Mbledhja do të zhvillohet në sallen Nene Tereza ne, Southfield, Michigan.

Agenda e Mbledhjes:

Hapja dhe përshëndetje nga Presidenti i Shoqatës, Z. Driton Palushi.

Raporti financiar pas Manifestimit të Pavarësisë së Kosovës, i mbajtur më 16 Shkurt 2025:

a) Të ardhurat nga Donatorët, raport nga Kryetari Z. Driton Palushi.

b) Të ardhurat nga donacionet në sallë, raport nga Arkatari Z. Marjan Gjeta dhe Z. Nrec Mirdita, Kryetar i Grupit të Vullnetarëve.

c) Shpenzimet e Sallës dhe Darkës, raport nga Z. Nrec Mirdita.

d) Programi Artistik dhe shpenzimet, raport nga Z. Petrit Musolli.

e) Buxheti total i Shoqatës, raport nga Arkatari Z. Marjan Gjeta.

Plotësimi dhe zgjerimi i Kryesisë së Shoqatës nga 5 anëtarë në 11 anëtarë. Anëtarët e rinj duhet të propozohen nga anëtarësia e gjerë. Nëse numri i të propozuarve është më i madh se 6, do të zhvillohen votime të fshehta, ku 6 të votuarit me numrin më të madh të votave do të futen automatikisht në kryesinë e re të Shoqatës (total 11 anëtarë).

Propozimi për ndryshimin e emrit të Shoqatës nga: “Shoqata Atdhetare Kosova” në “Albanian-American Association Kosova”. Ky ndryshim sugjerohet për të lehtësuar komunikimin, veçanërisht me donatorët amerikanë dhe të tjerë që nuk flasin shqip.

Diskutimi rreth hartimit të Statutit të Shoqatës, raport nga Z. Nrec Tomaj.

Ju lutem merrni pjesë për të kontribuar në zhvillimin e Shoqatës.

Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni Shoqatën.

Me respekt,
Shoqata Kosova

Banner

Related posts

KËSHILLA PËR URËN E BELASICËS JEPAN ME PIZHAME, Danela u ankua për qëndrimin e dekanit të Fakultetit të Ndërtimtarisë

Gjyla Halili

BE gjobit Apple me 1.8 miliardë euro për shkak të këtij aplikacioni

Gjyla Halili

VLEN: BDI-në si ndotësit më të mëdhenj i larguam nga mjedisi, tani radhën e kanë grimcat pm10!

Gjyla Halili