AKTUALE

Besiana Mehmedi shkëlqen në rolin e ‘Orfeos’ në Tetovë

Banner

Mbrëmë, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, u shfaq opera Orfeo dhe Euridika, ku sopranoja Besiana Mehmedi briloi në rolin kryesor të Orfeut. Me një interpretim të paharrueshëm dhe një potencial vokal e artistik të jashtëzakonshëm, ajo arriti të sjellë një performancë që do të mbetet gjatë në memorien e spektatorëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky event i veçantë ishte një organizim i Shkelzen Baftiarit, i cili e konceptoi këtë projekt si një mundësi edukative për publikun. Përveç adhuruesve të muzikës klasike, të rinjtë e pranishëm në sallë ndoqën me emocion dhe interes të veçantë këtë operë të njohur, duke e bërë shfaqjen edhe më të veçantë.

Në fund të shfaqjes, Besiana Mehmedi u duartrokit fuqishëm nga publiku, duke vërtetuar edhe një herë talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe vendin që ajo ka në skenën e artit muzikor.

Related posts

Ramiz Lladrovci: Normalizim i raporteve të ujkut me qengjin

admin

Propozimi për Qeverinë e re, sot para deputetëve

admin

Myftinia Tetovë: Aeroplani i parë me Haxhilerët nga Tetova, kan arritur në Xhide

Gjyla Halili