SPORT

FFK e dënon sulmin ndaj Statovcit

Federata e Futbollit e Kosovës e dënoi sulmin ndaj trajnerit të Kombëtares U15, Faruk Statovci, që u sulmua të dielën mbrëma pranë banesës së tij. FFK-ja tha të hënën se një ngjarje e tillë është e rëndë, jo vetëm për familjen e trajnerit, por edhe për komunitetin e futbollit në tërësi.

FFK e dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj trajnerit Statovci, i cili tash e sa kohë me përvojën dhe intelektin e tij kontribuon edhe në cilësi të analistit në disa emisione sportive në televizionet vendore.

“Një ngjarje e tillë e rëndë e ka goditur jo vetëm familjen Statovci, por edhe komunitetin e futbollit në tërësi. Prandaj, i bëjmë thirrje autoriteteve ligjzbatuese në vend që të punojnë në mënyrë intensive për hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti, në mënyrë që personat që ndërmorën këtë akt çnjerëzor të vihen sa më parë para drejtësisë”, thuhet në reagim.

Ky institucion deklaroi se veprimet e tilla cenojnë lirinë e shprehjes, por edhe imazhin e futbollit.

“Njëherësh FFK dhe i gjithë komuniteti i futbollit i dëshiron Faruk Statovcit shërim të shpejtë dhe rikthim në punën e tij të përditshme si trajner i grupmoshave të reja”.

Banner

Related posts

Broja përjeton atë që nuk ka mundur ta imagjinojë

admin

Drenica zyrtarizon dhjetë përforcime, kërkon mbijetesën në pranverë

admin

Kosova fillon përgatitjet për ndeshjet me Bosnje Hercegovinën

admin

Leave a Comment