SPORT

200 milionë paund gati për “rifreskimin” e mesfushës

Pas një sezoni fantastik, ku ishte shumë pranë fitimit të titullit kampion, “topçinjtë” e Arsenal kanë filluar të bëjnë planet për afrimet e merkatos së verës, ku sipas specialistëve, merkato e londinezëve këtë verë pritet të kapë shifrën e 200 milionë paundëve.

Shpenzimet e “topçinjve” për blerjen e lojtarëve të rinj mund të mbulohen pjesërisht dhe nga lojtarët të cilët janë vendosur në “listën e shitjes”, listë në të cilën bëjnë lojtarë si Granit Xhaka, Emile Smith-Rowe, Nicolas Pepe, Kieran Tierney, Ainsley Maitland-Niles, Sambi Lokonga, Nuno Tavares dhe Cedric Soares, shitjet këto që mund të sjellin rreth 100 milionë paund në arkat e Arsenal.

Përsa i përket afrimeve, 2 lojtarët e parë në listën e teknikut Mikel Arteta janë Declan Rice nga West Ham dhe Moises Caicedo nga Brighton, me të dy mesfushorë që pritet t’i kushtojnë “topçinjve” plot 170 milionë paund.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi vetë tekniku Arteta synon të afrojë në skuadër, një lojtar sulmues dhe dy mbrojtës, ku në listën e sulmuesve janë anësori brazilian i Barcelona, Raphinha, “shigjeta” franceze e Bayer Leverkusen, Moussa Diaby, si dhe “fantazisti” i Chelsea, Mason Mount.

Tashmë nuk mbetet gjë tjetër për të shtuar, përveç se të presim nisjen e merkatos së verës, merkato që premton shumë, duke marrë parasysh dhe milionat që kanë “pushtuar” botën e futbollit.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Krasniqi i gatshëm për sfidën e nesërme

admin

Trepça fiton ndeshjen e tensionuar kundër Bashkimit

admin

“Çdo 15 ditë në Itali për lojtarët, por edhe për ushqimin e kafen”, Silvinjo u tregon italianëve ambiciet kuqezi: Tani nuk po mendoj për EURO 2024

admin

Leave a Comment