AKTUALE

Fetai: BDI shfrytëzoi 28 Nëntorin për destabilizim! Plani i tyre u shpartallua, kemi arrestuar 17 persona

28 Nëntori, Dita e Flamurit u shfrytëzua nga BDI për polarizim dhe destabilizim, thotë zëvendëskryeministri nga radhët e VLEN, Arben Fetari në lidhje me djegien dhe përdhosjen e flamurit shtetëror dhe flamurit shqiptar, përcjell TV21. Fetai tha se fal efikasitetit dhe veprimit të shpejt të qeverisë, tashmë janë arrestuar 17 persona, ndërsa premtoi se do të ketë përgjegjësi për të gjithë personat që janë të përfshirë.

“17 persona janë arrestuar dhe po merren masa sanksionuese edhe ndaj dy zyrtarëve policor që e përdhosën flamurin shqiptar. Ne e kemi siguruar edhe fotografi, që dëshmojnë se ata të ri që dogjën flamurin shtetëror janë bashkëpunëtorë të afërt të Artan Grubit, magnatit të kazionove”, tha Fetai duke treguar dy fotografi.

Banner

Related posts

Myftinia e Tetovës në aksion humanitar: Shpërndan miell për familjet në nevojë

Gjyla Halili

Rivotimi, porosia e VMRO-së/ Shaqiri: Është e qartë, po frikësohen nga “Fronti Europian”

Gjyla Halili

Bardhyl Mamuti i reagon Kadri Kryeziut: Kur gënjeshtra shitet për “heroizëm”!

Gjyla Halili