AKTUALE

Delegacion biznesi nga India viziton TIRZ Shkup, hapen mundësi të reja për investime dhe bashkëpunim

Një delegacion i lartë biznesi nga India, i përbërë nga përfaqësues të dy dhomave më të mëdha ekonomike indiane, ASSOCHAM dhe FICCI, si dhe nga drejtues të kompanive të njohura nga industri të ndryshme, zhvilloi sot një vizitë në Zonën Teknologjike Industriale Zhvillimore (TIRZ) Shkup.

Gjatë takimit, drejtori i TIRZ, Goce Dimovski, prezantoi potencialet investuese të Maqedonisë së Veriut, përparësitë që u ofrohen investitorëve në zonat teknologjike-industriale, si dhe mbështetjen institucionale që ofrohet gjatë gjithë procesit të realizimit të investimeve.

Dimovski theksoi se Maqedonia e Veriut paraqet një destinacion konkurrues dhe të qëndrueshëm për investitorët e huaj, falë pozitës së saj strategjike gjeografike, fuqisë punëtore të kualifikuar dhe klimës së favorshme për zhvillimin e biznesit.

Delegacioni indian u njoh me kushtet e funksionimit në TIRZ, me kompanitë që tashmë operojnë në zonat industriale dhe me mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme. Në kuadër të vizitës u zhvillua edhe një vizitë në kompaninë Xhagataj Kabllo, ku mysafirët panë nga afër kapacitetet prodhuese dhe u njohën me aktivitetet e kompanisë si shembull i një investimi të suksesshëm në TIRZ.

Vizita e delegacionit indian vlerësohet si një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Maqedonisë së Veriut dhe Indisë, si dhe për krijimin e mundësive të reja për investime, partneritete biznesi dhe projekte me vlerë të shtuar.

India, si një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë, paraqet një partner të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut në drejtim të tërheqjes së investimeve të reja, shkëmbimit të përvojave dhe zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar.

Banner

Related posts

Rritja ekonomike në BE më e ngadalshme sesa pritej, parashikimi është ulur në 1.4 për qind

admin

Zyrtarisht hapet Zyra e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Prishtinë

Gjyla Halili

Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti nga Uashingtoni: Maqedonia e Veriut synon që deri në vitin 2050 të heqë dorë nga përdorimi i thëngjillit për nevojat energjetike

Gjyla Halili