AKTUALEBOTA

Ferhat Dinosha:”Malësia do të ngelet shqiptare,ashtu siç e ka fal Zoti”

Në zgjedhjet lokale të 5 marsit për Komunën e Tuzit, prej 7 listave, 2 do të luftojnë për ta marrë pushtetin : ajo e partive shqiptare, të mbledhura rreth Forumit Shqiptar, me numër 5 , dhe tjetra e partive malazezo-boshnjake me një copë të mbetur të UDSH-së, të mbledhura rreth DPS, me numër 2 ,ka potencuar kryetari i UNSH_së Fehat Dinosha në një  deklaratë.
“Unë vë bast, pra jam i sigurt, se fitues do të dalë Forumi Shqiptar. Pse ?
Së pari, për arsye se votuesi e ka kuptuar se Malësia duhet të jetë ashtu siç e ka dhënë Zoti : tokë shqiptare, me shumicë shqiptare , e qeverisur prej partive shqiptare.
Së dyti, sepse partitë shqiptare janë dëshmuar se dinë të udhëheqin dhe se duan ta zhvillojnë vendlindjen e tyre. Më shumë kanë punuar ato për një mandat se sa DPS për disa sosh, kur e kishte pushtetin.
Së treti, sepse në krye të listës së partive shqiptare është kryetari aktual i Komunës, z.Nikë Gjeloshaj, i cili në mandatin që po kalon është profilizuar si menaxher i shkëlqyeshëm, në krye të ekipeve të shkolluara e profesionale të admistratës lokale”,ka vlerësuar Dinosha.
Ja deklarat e plotë:
Të nderuar qytetarë të Malësisë,
Në zgjedhjet lokale të 5 marsit për Komunën e Tuzit, prej 7 listave, 2 do të luftojnë për ta marrë pushtetin : ajo e partive shqiptare, të mbledhura rreth Forumit Shqiptar, me numër 5 , dhe tjetra e partive malazezo-boshnjake me një copë të mbetur të UDSH-së, të mbledhura rreth DPS, me numër 2 .
Unë vë bast, pra jam i sigurt, se fitues do të dalë Forumi Shqiptar. Pse ?
Së pari, për arsye se votuesi e ka kuptuar se Malësia duhet të jetë ashtu siç e ka dhënë Zoti : tokë shqiptare, me shumicë shqiptare , e qeverisur prej partive shqiptare.
Së dyti, sepse partitë shqiptare janë dëshmuar se dinë të udhëheqin dhe se duan ta zhvillojnë vendlindjen e tyre. Më shumë kanë punuar ato për një mandat se sa DPS për disa sosh, kur e kishte pushtetin.
Së treti, sepse në krye të listës së partive shqiptare është kryetari aktual i Komunës, z.Nikë Gjeloshaj, i cili në mandatin që po kalon është profilizuar si menaxher i shkëlqyeshëm, në krye të ekipeve të shkolluara e profesionale të admistratës lokale.
Nga ana tjetër, në krye të listës së partive malazeze është z.Elez Nikoviq, i cili deri në moshën e vet gati 70 vjeçare, nuk ia ka dalë të ketë pas vetes as një post të suksesshëm politik dhe asnjë kontribut publik për të mirën e shqiptarëve në Malësi, as në Mal të Zi.
Pse do të humb dhe pse është e kot të votohet për listën e DPS?
Së pari, sepse DPS-së i është thyer qerra. Jo me fajin e partive shqiptare, por për mëkatet e veta, ajo tashmë ka humbur Qeverinë dhe Podgoricën. Ajo nuk dinë çka e pret nesër, e jo më të merret me zhvillimin e Malësisë.
Së dyti, sepse ajo në Malësi po tregon mungesë të normave demokratike evropiane dhe mungesë të korrektësisë politike e shtetërore. Po synon, së koti, t’ua marrë pushtetin partive shqiptare në një komunë ku shqiptarët janë shumicë, edhe pse liderët e partive shqiptare, në projektin më të rëndësishëm politik e shtetëror në historinë më të re të Malit të Zi, Referendumin e Pavarësisë, e kanë ndihmuar më shumë DPS-në shtetformuese të presidentit Gjukanoviq se sa të gjithë shqiptarët që janë anëtarë të saj, duke parë në këtë projekt edhe interesin jetik të shqiptarëve, në Mal të Zi e në rajon.
Në mitingun përfundimtar, para ditës së Referendumit, ka folur dhe është mirëpritur lideri i një partie shqiptare, e jo ndonjë shqiptar i DPS-së sepse, ai ka pasur më shumë peshë.
Veç kësaj, në të gjitha demokracitë evropiane, madje edhe në shtetet e rajonit, pakicat mbajnë pushtetin në komunat ku janë shumicë.
Së treti, DPS me 10 mandate nga zgjedhjet e shkuara, po luan me një copë të një partie shqiptare, duke i lënë vendin në krye të listës, kandidatit të saj, Elez Nikoviq, i cili i posakthyer nga diaspora, po të dilte vetëm, zor se do të merrte 1 mandat. Për më tepër, kur ky ishte në diasporë kishte deklaruar se atje e kishin përzënë politikat e mbrapshta e diskriminuese të DPS-it dhe se zhvillimi i Malësisë duhet të jetë në duart e Forumit Shqiptar.
Nga kjo, në të vërtetë, shihet se edhe vetë DPS, e vetëdijshme se në zgjedhjet e 5 marsit në Malësi do të dështojë rëndë, djeg Elezin e UDSH-së e jo ndonjë lider lokal të vetin.
Andaj, i ftojmë kundërshtarët politikë që të mos koriten me deklarata të pavërteta e sjellje të pahijshme. Sepse, edhe pas 5 marsit, në Malësi do të jetojmë të gjithë së bashku, të qeverisur nga dora e sigurt dhe e drejtë e partive shqiptare.
Po. Më 5 mars do të fitojë lista me numër 5.
Lista e Forumit Shqiptar.
Edhe shorti i ka lidhur këto dy 5-she.
Ferhat Dinosha
Forumi shqiptar
Banner

Related posts

Komunikacioni në Maqedoni, pritje deri 30 minuta në pikat kufitare

Gjyla Halili

Në Gjermani, Zvicër dhe disa shtete tjera udhëtohet edhe me pasaportë të vjetër!

Gjyla Halili

Qytetarët bëjnë thirrje për protestë për aksidentin ku humbi jetën një 22-vjeçare

Gjyla Halili

Leave a Comment